Shtime, 13 gusht 2025- Në sallën e Kuvendit të Komunës së Shtimes është mbajtur konsultimi publik lidhur me projektin për ndërtimin e Sheshit dhe Parkingut Nëntokësor në Shtime.
Gjatë këtij konsultimi, drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Grajtalb Emini, informoi të pranishmit për procedurat e shpronësimit dhe fazat e tjera të zhvillimit të projektit. Ai theksoi rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin urban të qytetit.
Po ashtu, zyrtarët e kësaj drejtorie, Sami Januzi dhe Shqiprim Hyseni, u përgjigjën në pyetjet, komentet dhe interesimet e qytetarëve, veçanërisht të atyre që posedojnë prona ose kanë interesa të drejtpërdrejta në zonat e përfshira nga projekti.