Shtime, 22 dhjetor 2025- Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) mbajti sot mbledhjen e VI-të dhe të fundit për këtë vit, e cila u kryesua nga nënkryetari i Komunës së Shtimes, Faruk Beqa.
Gjatë mbledhjes, komandanti i Policisë në Shtime, Haxhi Behluli, informoi anëtarët për situatën e sigurisë, duke theksuar se ajo vlerësohet stabile, si dhe prezantoi të dhëna për periudhën 11 mujore të vitit 2025.
Po ashtu, Albulenë Emini, inspektore e mjedisit, njoftoi për udhëresën e kryetarit dr. Qemajl Aliu, sipas së cilës është e përcaktuar koha për shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike.
Në këtë mbledhje, të pranishmit diskutuan edhe për shqetësime të ndryshme të qytetarëve, me qëllim adresimin e tyre dhe rritjen e sigurisë dhe mirëqenies në komunë.