Shtime, 4 korrik 2025- Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, sot është mbajtur mbledhja e VII-të e Komitetit për Politikë dhe Financa për këtë vit.
Në fillim të mbledhjes, anëtarët e KPF-së miratuan procesverbalin nga mbledhja e kaluar, ndërsa më pas u diskutua pika kryesore e rendit të ditës, Raporti i Përgjithshëm Gjashtëmujor i Punës së Ekzekutivit të Komunës së Shtimes, për të cilin anëtarët e komitetit rekomanduan që ky raport të procedohet për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, duke kërkuar nga ekzekutivi që në atë mbledhje të ofrojë një informatë më të detajuar.