Shtime, 22 gusht 2025- Sot është mbajtur mbledhja e VIII-të me radhë e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Shtimes, e udhëhequr nga kryesuesi e Kuvendit të Komunës, Adnan Ademi.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1.Shqyrtimi i ekstrakt-procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 04.07.2025;
2.Prezantimi i Planit Buxhetor Komunal 2026-2028 (për diskutim publik);
3.Raporti gjashtëmujor buxhetor Janar-Qershor 2025;
4.Raporti i Auditimit për Pasqyrën Vjetore Financiare të Komunës së Shtimes për vitin 2024 nga ZKA;
5.Plani i Veprimit nga Raporti Vjetor i Auditimit të Pasqyrës Vjetore Financiare 2024 per Komunën e Shtimes;
6.Draft-Plani për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për rajonin Ferizaj-Gjilan.
Për shumicën e këtyre pikave, sqarime shtesë u dhanë nga drejtori i financave, Besnik Ahmeti, i cili paraqiti detajet e nevojshme.
Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, të gjitha pikat e rendit të ditës u rekomanduan për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Shtimes, e cila do të mbahet të hënën, më 25 gusht 2025, nga ora 10:00.