Shtime, 17 mars 2025 – Të marten (11. 3. 2025) është mbajtur Olimpiada në nivel shkolle, në lëndën e gjuhës shqipe, me nxënësit e klasave të nënta në shtatë shkollat e mesme të ulëta të komunës së Shtimes. Me këtë rast, këtij testi i janë nënshtruar gjithsej 118 nxënës nga të cilët 14 prej tyre kanë zënë këto vende;
1. Arlind Latifi, vendi i dytë (ShFMU “Abdullah Shabani” – Carralevë,
2. Olsa Sadriu, vendi i tretë (ShFMU “Abdullah Shabani” – Carralevë
3. Adhuresa Hysenaj, vendi i tretë (ShFMU “Bajram Curri” – Petrovë
4. Erona Isufi, vendi i tretë (ShFMU “Bajram Curri” – Petrovë
5. Gresa Isufaj, vendi i tretë (ShFMU “Bajram Curri” – Petrovë
6. Alketa Isufi, vendi i parë (ShMU “Emin Duraku” – Shtime
7. Anila Asllani, vendi i dytë (ShMU “Emin Duraku” – Shtime
8. Vita Krasniqi, vendi i dytë (ShMU “Emin Duraku” – Shtime
9. Elza Shabani, vendi i tretë (ShMU “Emin Duraku” – Shtime
10. Ariena Veseli, vendi i dytë (ShFMU “Hasan Prishtina” – Godanc
11. Dorart Ahmeti, vendi i dytë (ShFMU “Hasan Prishtina” – Godanc
12. Jona Hyseni, vendi i tretë (ShFMU “Hasan Prishtina” – Godanc
13. Medina Sadiku, vendi i tretë (ShFMU “Hasan Prishtina” – Godanc
14. Rita Haxhiu, vendi i tretë (ShFMU “Lasgush Poradeci” – Muzeqinë
Katërmbëdhjetë nxënësit fitues në Olimpiadën e gjuhës shqipe në nivel shkolle do të marrin pjesë në Olimpiadën e gjuhës shqipe në nivel Komune, më 20. 3. 2025, në Bibliotekën e Qytetit në Shtime.
Kjo olimpiadë e organizuar nivel të shkollës ka qenë e rëndësishme, sepse ka motivuar nxënësit që të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre dhe të konkurrojnë me bashkmoshatarët e tyre.
Po ashtu, konkurrenca në këtë olimpiadë mes nxënësve ka nxjerr në pah aftësitë dhe talentet e nxënësve në lëndën e gjuhës shqipe.
Olimpiada në gjuhën shqipe do të organizohet në katër faza:
1. Faza e parë (I) në nivel shkolle veçse është mbajtur më 11 mars 2025;
2. Faza e dytë (II) në nivel komune/DKA do të mbahet më 20 mars 2025;
3. Faza e tretë (III) në nivel shteti/Kosovës do të mbahet më 27 mars 2025 dhe
4. Faza e katër (IV) në nivel ndërshtetëror, bashkë Kosovë dhe Shqipëri do të mbahet më 10 prill 2025.