Shtime 13 gusht 2025- Në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, sot, është mbajtur sesioni informues për Skemën e Granteve për Zhvillim Rural, i organizuar nga Komuna e Shtimes në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe GIZ Kosova, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane.
I pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës, Faruk Beqa, ndërsa fermerët dhe palët e interesuara u njohën me qëllimin, kriteret dhe procedurat e aplikimit për Lot 1, deri në 5,000 euro dhe Lot 2, nga 5,000 euro deri në 50,000 euro. Skema ofron mbështetje për aktivitete si:
-Mbledhje, përpunim dhe paketim të produkteve jo-drusore,
-Agroturizëm,
-Përpunim të produkteve bujqësore,
-Prodhim të mjaltit,
-Punime artizanale,
-Rritje shpezësh për mish dhe vezë
Afati i aplikimit është deri më 22 shtator 2025.
Fermerët pjesëmarrës shfaqën interes të lartë dhe morën informacione të vlefshme nga përfaqësuesit e MBPZHR dhe GIZ.