Shtime, 19 qershor 2025- Me takimet e sotme në fshatin Carralevë dhe me përfaqësues të organizatave, partive politike dhe qytetarëve, Komuna e Shtimes përmbylli procesin e dëgjimeve publike për hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2026-2028.
Takimi në Carralevë u mbajt në ambientet e shkollës fillore, ku banorët shprehën nevojat e tyre lidhur me zhvillimin e infrastrukturës, përmirësimin e kushteve arsimore dhe përforcimin e shërbimeve komunale.
Në këto dëgjime ishin edhe Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, Kryesuesi i Kuvendit, Adnan Ademi, drejtori i Urbanizmit Grejtalb Emini, drejtori i Shërbimeve Publike Bardhyl Rushiti, si dhe asambleistët Besnik Seferi dhe Sanie Sadiku.
Përmes këtyre dëgjimeve, Komuna e Shtimes ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin për përfshirje qytetare dhe transparencë në procesin e planifikimit buxhetor.
Komentet dhe propozimet e paraqitura gjatë këtij cikli do të merren parasysh në fazën e përgatitjes së Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026-2028.
Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj!