Në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Evropës – 9 Maj dhe Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore, në komunën e Shtimes u realizua Murali te lumi Shtimjanja nga Arianit Fazliu dhe Ekspozita përsonale nga Emine Jetishi.
Murali i pikturuar me mjeshtëri nga bashkatdhetari ynë Arianit Fazliu nga Muzeqina i cili jeton në Amerikë, simbolizon “9 Maj – in, Ditën e Evropës” ku si koncept artisti në fjalë ka paraqitur datat e rëndësishme të kombit shqiptar, si dhe mbrojtësin e kulturës evropiane Skënderbeun, plisin autokton si dhe triumfin e Majlinda Kelmendit, ku tri shkronjat e ” MAY” kanë idenë M – Middle ( që nënkupton mesin ) A – Autochtonus ( Autokton, Plisi i bardhë) dhe Y- Youngest ( shtet më i ri ).
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, z. Lumni Amrushi ka uruar talentin Arianit Fazliu duke e përgëzuar për punën dhe i uron shumë suksese në të ardhmën.
Gjithashtu në Shtëpinë e Kulturës duke filluar nga ora 16-të, është hapur Ekspozita personale nga piktorja e re shtimjane, Emine Jetishi e titulluar ” Rrugëtimi Mrenda Vetes”.
Ekspozita u mbajt me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës.
Në Ekspozitë u paraqiten punime të ndryshme të pikturuara nga duart e artistës së re të Komunës së Shtimes. Të pranishëm në Ekspozitë ishin drejtori Lumni Amrushi nga DKRS, drejtorë e zyrtarë komunal, anëtar nga OJQ-të, të rinjtë shtimjan.
Drejtori Amrushi në fjalimin e tij ka përshëndetur dhe ka përgëzuar talenten shtimjane për ekspozitën, dhe ka shtuar se ” Ne si Komunë do të përkrahim edhe më tutje Eminen por edhe të gjithë të rinjtë e komunës sonë që të shpalosin talentin e tyre”
.