Shtime, 13 shkurt 2026- Sot, në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Komunës së Shtimes ka miratuar buxhetin më të madh ndonjëherë për Shtime, me vlerë prej 11,443,985.00 euro.
Ky buxhet do të mundësojë realizimin e projekteve të rëndësishme zhvillimore dhe përmirësimin e shërbimeve publike, duke synuar ngritjen e cilësisë së jetës dhe përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.
Komuna falënderon të gjithë asamblistët që mbështetën dhe votuan këtë buxhet historik, i cili pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit dhe mirëqenien e qytetarëve.