Shtime, 17 qershor 2025- Komuna e Shtimes ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve publike në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026-2028, kësaj here në fshatrat Muzeqinë dhe Gllavicë.
Takimet me qytetarë u zhvilluan në ambientet e shkollave fillore, ku banorët patën hapësirë të japin, sugjerime dhe propozime për projektet në këto fshatra si përmirësimi i infrastrukturës rrugore, investimet në arsim dhe rritja e cilësisë së shërbimeve.
Në këto takime morën pjesë edhe Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, bashkë me Grejtalb Eminin, Drejtor për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, Bardhyl Rushiti, Drejtor i Shërbimeve Publike, Besnik Ahmet, Drejtor i Financave, zyrtarja Gentiana Mehmeti dhe asambleisti Besnik Seferi.
Takimet e radhës me qytetarë do të mbahen më 18 qershor në:
Gjurkovc, ora 17:30
Vojnoc, ora 19:30
Dëgjimet zhvillohen në objektet e shkollave të këtyre fshatrave.