Shtime, 7 mars 2026- Fshati Reçak sonte ishte pjesë e shënimit të “Natës së Zjarreve”, një aktivitet simbolik në nderim të familjes heroike Jashari dhe të manifestimit të Epopesë së UÇK-së.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Shtime, si dhe përfaqësues të institucioneve të Shtimes, të cilët së bashku me qytetarë u bashkuan në këtë moment përkujtimi dhe nderimi.
Me ndezjen e zjarreve, Komuna e Shtimes përmbylli aktivitetet e organizuara për shënimin e 5, 6 dhe 7 marsit, Ditëve të Epopesë së UÇK-së.