Shtime, 3 prill 2025- Kuvendi i Komunës së Shtimes, mbajti sot mbledhjen e tretë me radhë, të udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit, Adnan Ademi.
Seanca filloi me paraqitjen e rendit të ditës nga kryesuesi, ku menjëherë pas miratimit te saj, seanca u bojkotua nga asambleistët e Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe nga dy anëtarët, Rexhep Gashi dhe Reshat Mujota, duke pamundësuar në këtë mënyrë vazhdimin e seacës dhe diskutimin e pikave të parapara.
Pas një pauze të seancës, asambleistët e pozitës dhe koalicionit u rikthyen dhe vazhduan mbajtjen e saj.
Njëra nga pikat kyçe të diskutuara gjatë kësaj seance ishte: Propozim-Vendim për shpalljen me interes të përgjithshëm objektin afaristo-banesor përball komunës me komplet njësitë e sajë dhe me ngastrën kadastrale Nr.P-01667-1,Z.K-Shtime, e cila konkretisht kishte të bënte me rrënimin e objektit përballë ndërtesës së Administratës Komunale në Shtime.
Ndërtesa në fjalë, sipas te pranishmëve, përveq qe paraqet rrezik të rrënimit është braktisur prej vitesh dhe ka shërbyer si vend që frekuentohet nga persona të dyshimtë, duke paraqitur një burim shqetësimi për banorët e zonës dhe gjjithashtu, sipas vlerësimeve të institucioneve kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, ky objekt është shëndrruar në një hapësirë të papërshtatshme dhe problematike, duke u shfrytëzuar për veprimtari të jashtëligjshme, përfshirë edhe përdorimin e substancave narkotike.
Për këtë arsye, anëtarët e pranishëm, miratuan këtë pikë të rendit të ditës, duke i hapur rrugë realizimit të një projekti madhor për qytetin.
Në vend të këtij objekti të vjetër dhe të rrezikshëm, është planifikuar ndërtimi i një sheshi modern dhe parkingut nëntoksor, një investim me vlerë mbi 3 milionë euro që do të realizohej në fazën e parë të projektit. Ky shesh pritet të krijoj një hapësirë të re publike për qytetarët, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit tonë.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe miratuan nga asambleistët e pranishem ishin edhe:
-Rishikimi i Rregullores Komunale për Taksa, Tarifa dhe Gjiba për vitin 2025 Npi-01/23 datë:27.01.2025, sipas rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Nr.05-1376 dt.25.02.2025,
-Pasqyrat financiare për vitin 2024,
-Propozim për ndarjen e të hyrave të bartura nga viti 2024 për vitin 2025,
-Propozim-Vendim për shpalljen me interes të përgjithshëm objektin afaristo-banesor përball komunës me komplet njësitë e sajë dhe me ngastrën kadastrale Nr.P-01667-1,Z.K-Shtime,
-Shqyrtimi i Rekomandimeve Npi-01/90 datë 12.03.2025 të Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme komunale në Zonën Kadastrale-Davidoc,
-Shqyrtimi i Rekomandimeve Npi-01/60 datë:13.03.2025 të Komisionit për emërimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Shtimes,
-Shqyrtimi i rekomandimeve Npi-01/109 datë:26.03.2025 të komisionit për ndarjen e çmimit “Nderi i Qytetit” të Komunës së Shtimes.