Shtime, 20 maj 2025 – Testi “PISA 2025” ka filluar të realizohet në Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime, ku sot kanë qenë të përfshirë 50 nxënës pesëmbëdhjetëvjeçarë, ndërsa nesër dhe pasnesër këtij testi do t’i nënshtrohen edhe 101 nxënës tjerë të së njëjtës moshë të institucioneve arsimore: ShMU “Emin Duraku”, Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime dhe ShFMU “Idriz Ajeti”.
Fokusin kryesor këtë herë testi “PISA” e ka shkencën dhe mjedisin, i cili është realizuar tërësisht në mënyrë digjitale, tha udhëheqësi i Sektorit të Arsimit, Lulzim Sahiti, duke bërë të ditur se për përgatitjen dhe mbarëvjtjen e këtij testi është angazhuar zyrtarja e DKA-së, Tringa Xhelili, kurse koordinator për shkolla kanë qenë mësimdhënësit: Shpresim Mahmuti, Ferid Shaqiri, Hetem Neziraj dhe Valbona Deliu.
PISA apo Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, është program i Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), i cili mbahet çdo 3 vjet.
Qëllimi i PISA-s është t’i vlerësojë një numër nxënësish të moshës 15-vjeçare rreth njohurive dhe shkathtësive të tyre në tri fusha: matematikë, shkencë dhe lexim.