Shtime, 17 prill 2025- Në sallën e Kuvendit të Komunës në Shtime u mbajt sot seminari në kuadër të projektit “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor” (CC4WBs), i financuar nga Bashkimi Evropian.
Ky seminar u organizua nga Fondi i Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me Zyrën e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) në Tiranë.
Seminari kishte për qëllim të rrisë kapacitetet e sektorëve kulturor dhe kreativ në rajon, me fokus të veçantë në përmirësimin e qasjes në financa për këto industri.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të fitojnë njohuri praktike dhe të njihen më afër me mundësitë e ndryshme të financimit që mund të përfitojnë, në mënyrë që të zhvillojnë më tej idetë dhe projektet e tyre krijuese.

