Shtime, 20 mars 2026- Në frymën e festës së Fitër Bajramit, nënkryetari i Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, së bashku me drejtorë komunalë dhe asamblistë, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Shtime, ku u prit nga kryetari i KBI-së, Skender Baftiu.
Vizita u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke përcjellë mesazhe urimi dhe respekti me rastin e kësaj feste.
Nënkryetari Ademi theksoi vlerat që sjell Fitër Bajrami, mirëkuptimin, solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin, duke uruar që këto vlera të jenë gjithmonë pjesë e shoqërisë sonë.
Me këtë rast, ai uroi drejtuesit e Bashkësisë Islame në Shtime dhe të gjithë besimtarët muslimanë, duke dëshiruar që kjo festë të sjellë paqe, shëndet dhe begati në çdo familje.
“Le të jetë kjo festë një kujtesë për të qenë më pranë njëri-tjetrit, për të ndarë mirësi dhe për të kultivuar dashuri e respekt në shoqërinë tonë”, tha nënkryetari Ademi.