Shtime, 25 shtator 2025- Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet kryetarit të Komunës së Shtimes, Dr.Qemajl Aliu, dhe përfaqësuesve të organizatës “Meshqerra”, nënkryetari i komunës Faruk Beqa, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kësaj organizate të cilët ishin në Shtime për të vlerësuar dhe monitoruar nga afër ecurinë e projektit, përmes të cilit janë dhuruar 60 meshqerra për fermerët e komunës sonë
Mysafiri nga Irlanda, Shane McAuliffe, kryetar i Bordit në organizatën ndërkombëtare “Bothar”, garantoi nënkryetarin Beqa për përkrahje edhe më të fuqishme për komunën tonë në të ardhmen, duke theksuar gatishmërinë e organizatës për projekte të tjera në mbështetje të fermerëve.
Nga ana tjetër, nënkryetari Faruk Beqa falënderoi organizatën “Meshqerra” dhe partnerët e saj ndërkombëtarë për kontributin e dhënë, duke vlerësuar se kjo është një dëshmi konkrete e përkushtimit të Komunës së Shtimes për të ndihmuar fermerët dhe për të avancuar sektorin bujqësor.