Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, ka kënaqësinë t’i ftojë bashkatdhetarët në takimin tradicional vjetor, që do të mbahet nesër, më 31 korrik 2025, nga ora 19:00, në oborrin e Komunës së Shtimes.
Ky aktivitet shënon edhe hapjen zyrtare të ngjarjes “Ditët e Bashkatdhetarëve”, e cila i kushtohet nderimit dhe mirënjohjes për bashkatdhetarët tanë.
Mirë se vini!
Me respekt,
Komuna e Shtimes