Komuna e Shtimes, në bashkëpunim me GIZ Kosova dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, fton të gjithë fermerët dhe palët e interesuara nga komuna jonë, që të marrin pjesë në sesionin informues që do të mbahet për prezantimin e Skemës së Granteve për Zhvillim Rural, Lot 1 & Lot 2.
Ky sesion informues do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, me 13 gusht, ditë e mërkurë, duke filluar nga ora 14:00 dhe ka për qëllim të njoftojë pjesëmarrësit me:
-Qëllimin dhe përmbajtjen e skemës së granteve
-Kriteret e pranueshmërisë dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim
-Mundësitë që ofron skema për zhvillimin e veprimtarive bujqësore dhe rurale
-Hapat konkretë për aplikim në thirrjen për grante.
Skema e granteve financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës dhe zbatohet nga D&D Business Support Center.