Më 23 prill 2025- Në Ditën Botërore të Librit, Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime përuroi një bibliotekë të re, ndërtuar falë mbështetjes së donatorëve privatë dhe bizneseve lokale. Ky projekt simbolizon përkushtimin e qytetarëve për të promovuar kulturën e leximit dhe për të përmirësuar mundësitë arsimore për të rinjtë.
Gjatë ngjarjes, Radio Kosova e Lirë dhuroi 50 tituj librash, ndërsa drejtori Labinot Rexhaj dhe Udheheqësi i Sektorit të Arsimit në Komunën e Shtimes Lulzim Sahiti vlerësuan rëndësinë e këtij investimi.
Në fund, donatorët u nderuan me mirënjohje nga shkolla.