Shtime, 30 shtator 2025- Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Shtime, u promovua sot libri më i ri i autores Aurela Dugolli, me titull “Një botë pa urrejtje”.
Në këtë ngjarje morën pjesë dashamirë të librit, qytetarë, si dhe përfaqësues institucionalë.
I pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës së Shtimes, Faruk Beqa, i cili përgëzoi autoren për punën dhe guximin e saj krijues.
“Ky libër vjen si një thirrje për të gjithë ne që të mbjellim paqe e mirëkuptim. Vetëm duke e larguar urrejtjen, mund ta afrojmë njëri-tjetrin dhe ta ndërtojmë një shoqëri ku mbizotëron respekti e solidariteti”, tha nënkryetari Beqa.
Në fund, autorja falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe shprehu bindjen se mesazhet e librit do të gjejnë jehonë tek lexuesit e çdo moshe.
Ky është libri i tretë i autores Aurela Dugolli, i cili vjen si vazhdimësi e rrugëtimit të saj krijues.