Shtime, 10 tetor 2025- Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Shtime, nxënësja e IAAP, autorja e re Samanda Dugolli promovoi librin e saj të parë me titull “Vuajtjet e Poemës”.
Në këtë promovim te librit, morën pjesë nënkryetari i Komunës së Shtimes, Faruk Beqa, familjarë, qytetarë dhe dashamirë të letërsisë.
Nënkryetari Beqa, e përgëzoi autoren për këtë arritje të çmuar, duke e inkurajuar që të vazhdojë rrugëtimin e saj letrar dhe të kultivojë më tej pasionin për artin e fjalës.
Ndërsa, autorja Samanda Dugolli, e cila ende në bankat e shkollës ka arritur të botojë librin e saj të parë, falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe inkurajimin për të vazhduar këtë rrugë të bukur letrare.
Ky promovim dëshmoi edhe një herë se Shtimja është vend që frymon kulturë dhe talent, ku të rinjtë si Samanda janë shembull frymëzues për brezat e ardhshëm.