Komuna e Shtimes reagon ndaj shpifjeve të kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Shtimes, z. Përparim Ramusa, lidhur me kontratën që ai po e prezanton publikisht si kontratë për asfaltimin e rrugës “Adem Jashari”.
Për hir të së vërtetës dhe transparencës, sqarojmë opinionin publik se kontrata për asfaltimin e kësaj rruge nuk është në vlerën 39 euro për metër katror, ashtu siç po pretendon kandidati i PDK-së. Kostoja reale dhe e kontraktuar është 14.7 euro për metër katror.
Në përpjekje për të mashtruar qytetarët, kandidati Ramusa po përzien qëllimisht vlerën e kontratës së një rruge tjetër, konkretisht rrugës “Berlini”, e cila është rrugë e re e hapur, me kontratën e rrugës “Adem Jashari”. Ky manipulim është i qëllimshëm dhe synon të dezinformojë publikun, duke tentuar të njollosë punën institucionale dhe reputacionin e Kryetarit të Komunës, Dr. Qemajl Aliu.
Për këtë shpifje tashmë janë ndërmarrë hapa ligjor, siç parashihet me mjetet juridike për mbrojtjen e integritetit dhe ndalimin e shpifjeve të tilla.
Komuna e Shtimes mbetet e përkushtuar për të shërbyer me transparencë dhe llogaridhënie, ndërsa gënjeshtrat dhe shpifjet do të trajtohen vetëm aty ku e kanë vendin: para organeve të drejtësisë.