Shtime, 8.8.2018 – Pas defektit të paraqitur në kanalizimin në rrugën “Anton Çetta”, Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP), ka angazhuar inspektorët komunalë dhe së bashku me Kompaninë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina” është sanuar gjendja.
Me këtë rast Drejtoria e Shërbimeve Publike bënë apel te qytetarët që të mos hedhin mbeturina dhe gjëra tjera në kanalizim dhe me këtë rast falënderojmë qytetarët për informimin.