Shtime, 28 qershor 2025- Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Shtime, sonte u shfaq baleti “Moment of Tango”, një performancë që bashkoi elegancën, pasionin dhe artin e vërtetë të vallëzimit.
Kjo shfaqje u realizua nga Shkolla e Baletit “Angels”, nën drejtimin artistik të Vlora Prizrenit, me koreografi nga Vlora Prizreni dhe Sead Vuniqi. Muzika e përzgjedhur e mjeshtrit Astor Piazzolla dhe e kompozitorëve të tjerë të njohur, e bëri mbrëmjen edhe më magjike.
Publiku i pranishëm përjetoi një mbrëmje unike, ku arti, pasioni dhe profesionalizmi u duartrokitën me entuziazëm.
Komuna e Shtimes përmes Drejtorise së Kulturës, Rinisë e Sportit do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet kulturore që sjellin vlera për qytetarët tanë.