Shtime, 1 gusht 2025- Aktivitetet “Ditët e Bashkatdhetarëve”, vazhduan pasdite në Shtëpinë e Kulturës në Shtime u shfaq komedia teatrale “Kërkohet bashkëshort i ri”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin qytetarë e dashamirë të artit skenik, si dhe bashkatdhetarë që po qëndrojnë këto ditë në vendlindje.
Nga afër këtë shfaqje e ndoqi edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Shtimes, Albana Fazliu, e cila shprehu kënaqësinë për organizimin e aktiviteteve të tilla që pasurojnë jetën kulturore dhe sjellin bashkë qytetarët me artistët.
Aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Bashkatdhetarëve” do të vazhdojnë sonte në Qendren Rinore duke filluar nga ora 20:00, në një mbrëmje me këngëtarin e njohur Labinot Tahiri-Labi.