Shtime, 21 mars 2025- Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, Kryetari i Komunës së Shtimes pati kënaqësinë të mirëpresë në një takim të veçantë Profet Qeriqin (Profa), një 36-vjeçar të dashur dhe të njohur për pozitivitetin e tij.
Biseda mes tyre ishte e mbushur me sinqeritet dhe mençuri, duke prekur tema të ndryshme nga jeta e përditshme, politika, arti e sporti. Profeti, me urtësinë dhe energjinë e tij të pashoqe, dha mesazhin e tij të dashurisë dhe respektit, duke dëshmuar edhe një herë se personat me Sindromën Down janë një pasuri për shoqërinë.
“Profeti të mahnitë me thellësinë e mendimit dhe analizat e tij të mprehta, duke na kujtuar se ai dhe personat me Sindromën Down janë dritë e komunitetit tonë.
Shoqëria jonë duhet të jetë e tillë që çdo zemër rrahë me dashuri dhe çdo njeri ndihet i pranuar ashtu siç është”, tha kryetari Aliu.
Ky takim ishte një mesazh i fuqishëm për gjithë, duke theksuar rëndësinë e pranimit, barazisë dhe dashurisë për të gjithë.