Shtime, 26 korrik 2025- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Shtimes, të rinjtë e fshatit Rashincë organizuan një aksion humanitar të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili u zhvillua në xhaminë e fshatit. Përveç të rinjve të Rashincës, këtij aksioni iu bashkuan edhe qytetarë nga fshatrat e tjera të komunës, duke treguar solidaritet dhe humanizëm.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr.Qemajl Aliu, së bashku me bashkëpunëtorë, vizitoi këtë nismë dhe shprehu mirënjohje për angazhimin e të rinjve dhe pjesëmarrësve.
“Ky gjest human është dëshmi se respekti për dëshmorët e kombit po vazhdon të jetojë në zemrat tona. Jam krenar që të rinjtë tanë, jo vetëm të Rashincës por edhe nga fshatrat e tjera, po dërgojnë mesazhin e vërtetë të solidaritetit dhe kujdesit për jetën”, tha kryetari Aliu.