Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Zaim Jakupit, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe invalidit të luftë.
Me këtë rast, përmes telegramit, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Jakupi, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Zaim Jakupit, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe invalidit të luftës. Kontributi i tij për lirinë e atdheut ishte i pashoq dhe do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë.
Në këto çaste të rënda, i bashkohemi dhimbjes së familjes Jakupi, duke shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta. Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje të madhe”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.