Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të dr. Rrushe Ramadani-Rushiti, gjinekologe e përkushtuar, grua e mençur dhe njeri me zemër të madhe.
Me këtë rast, përmes telegramit, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Ramadani-Rushiti , miqve e të njohurve të të ndjerës.
“Ikja e saj është një humbje e pazëvendësueshme për familjen, kolegët, pacientët dhe gjithë komunitetin që ajo ka shërbyer me përkushtim dhe dashuri për dekada me radhë. Dr. Rrushe ishte simbol i profesionalizmit dhe forcës shpirtërore. Me qetësinë, urtësinë dhe përkujdesjen e saj të palodhur, ajo u bë dritë dhe mbështetje për mijëra gra dhe familje në momentet më të ndjeshme të jetës. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë në zemrat e atyre që patën fatin ta njohin dhe të ndiejnë dorën e saj të butë, por të sigurt, në çastet më të rëndësishme të jetës. Në këto çaste dhimbjeje të thellë, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë sot boshllëkun e lënë pas saj. U prehtë në paqe, dhe kujtimi i saj qoftë i bekuar dhe i përjetshëm”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.