Me dhembje të thellë morëm lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë veterani i arsimit Kemajl Ahmet.
Me këtë rast, kryetari i Komunēs së Shtimes, Qemajl Aliu, përmes këtij telegrami i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me pikëllim e dhembje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit, Kemajl Ahmeti.
Ai ishte mësimdhënës i përkushtuar, që dha kontribut të çmuar në edukimin e dhjetëra brezave ndër vite. Krahas mësimdhënies, i ndjeri për shumë vite ka mbajtur edhe pozitën e drejtorit të ShFMU ‘Abdullah Shabani’ në fshatin Carralevë, ku kishe shërbyer me ndershmëri e zell të veçantë në udhëheqjen e këtij institucioni edukativo-arsimor.
Në këto momente plot pikëllim, përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ahmeti, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin mësimdhënës Kemajlin.
Ne jemi mirënjohës dhe falënderues për tërë punën dhe përkushtimin e pashoq në udhëheqje, edukim dhe arsimim të brezave që i ndjeri ka bërë për një jetë të tërë sa ishte aktiv në sferën arsimore.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.