Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nysret Gashi.
Me këtë rast, përmes telegramit, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Gashi, bashkëluftëtarëve dhe miqve e të njohurve të të ndjerit.
“E nderuara familje Gashi! Të nderuar bashkëluftëtarë dhe miq të të ndjerit Nysret Gashi.
Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nysret Gashi. Në emër të Komunës së Shtimes dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Nysret Gashi ishte dhe do të mbetet një emër i nderuar i luftës për liri. Me përkushtimin dhe guximin e tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai dha një kontribut të çmuar për çlirimin dhe lirinë që gëzojmë sot. Kujtimi për veprën e tij do të jetojë përherë në mendjet dhe zemrat tona.
Në këto momente të dhimbshme, jemi pranë jush me lutje dhe respekt të thellë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën ai luftoi me nder”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.