Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Agim Mustaf Ahmetit, stërnipit të kryetarit të parë të Komunës së Shtimes, Ahmet Syla-Shtimja.
Me këtë rast, përmes telegramit, kryetari i Komunës së Shtimes, Dr.Qemajl Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Ahmeti, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“E nderuara familje Ahmeti, me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Agim Mustaf Ahmetit, stërnipit të kryetarit të parë të Komunës së Shtimes, Ahmet Syla-Shtimja. Në emër të Komunës së Shtimes dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, miqve dhe të gjithë të njohurve të të ndjerit. Zoti e mëshiroftë dhe e prehtë në paqe!”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.