Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Azem Xhema.
Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr.Qemajl Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Xhema, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të humanistit dhe atdhetarit të nderuar, Azem Xhema.
Jeta dhe veprimtaria e tij e pasur, si në mërgatë ashtu edhe në vendlindje, do të mbeten gjithmonë shembull frymëzimi për gjeneratat që vijnë.
Në këto çaste të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Xhema, miqve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.
Lavdi kujtimit dhe veprës së tij”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.