Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, në emër të tij personal dhe të Komunës së Shtimes, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halili, miqve dhe të afërmve, me rastin e ndarjes nga jeta të Hasan Qamil Halilit, ish-punëtor i SHML “Naim Frashëri” në Shtime.
Me respekt kujtojmë kontributin dhe përkushtimin e tij në punë, si dhe mirësinë që e shoqëroi përgjatë gjithë jetës së tij.