Me pikëllim të madh, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, mësuesit të shquar Zenel Behluli.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr.Qemajl Aliu, përmes telegramit, i shpreh ngushëllime familjes Behluli, miqve e të njohurve të të ndjerit.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit shumëvjeçar, Zenel Behluli, i cili me përkushtimin e tij të pashoq ka lënë gjurmë të thella në arsim dhe në jetën e shumë brezave në Shtime.
Mësuesi Zenel ishte shembull i përkushtimit, i dijes dhe i përulësisë, duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në formimin e nxënësve dhe edukimin e tyre.
Vepra e tij do të mbetet e gjallë në kujtimet e të gjithë atyre që patën fatin ta kenë pranë, qoftë si mësimdhënës, koleg apo mik.
Në emrin tim personal dhe të Komunës së Shtimes, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për familjen Behluli, miqtë, kolegët dhe gjithë qytetarët që e njohën dhe e vlerësuan mësuesin e nderuar.
Ngushëllime të sinqerta dhe qoftë i përhershëm kujtimi për mësuesin Zenel Behluli”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.