Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Agim Behës nga fshati Carralevë, vëllait të dëshmorit Milaim Beha dhe veteranit të UÇK-së, Milazim Beha.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, ngushëllon familjen Beha, të afërmit, miqtë dhe gjithë bashkëfshatarët e Carralevës.
“Në këto çaste të rënda ndajmë dhembjen e thellë me familjen Beha. Humbja e Agimit është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë ne, pasi ai ishte pjesë e një familjeje që dha shumë për lirinë dhe të ardhmen tonë. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë, ndërsa respekti e mirënjohja për kontributin e familjes Beha do të jenë të përjetshme”, mbyllet telegrami i ngushëllimit nga kryetari Aliu.