Shtime, 29 tetor 2025- Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit dhe invalidit të luftës së UÇK-së, Naim Krasniqi.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, miqve dhe të gjithë të afërmve që po kalojnë këtë dhimbje të madhe.
“Naim Krasniqi ishte pjesë e brezit që me guxim e sakrificë i dha kuptim lirisë sonë. Ai do të kujtohet përherë si një atdhetar i përkushtuar dhe njeri me vlera të larta njerëzore e morale. Kontributi i tij në luftë dhe në jetën pas saj do të mbetet pjesë e historisë sonë të përbashkët”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.