Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Besnik Sadriu, lajm ky që ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por edhe mbarë qytetarët e komunës tonë.
Humbja e tij e hershme ka lënë një boshllëk të madh te të gjithë ata që e njohën, e respektuan dhe patën fatin ta kenë pranë.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadriu, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen për humbjen e Besnikut.
“Ky është një lajm shumë i hidhur. Ikja nga kjo jetë e Besnikut, djalit të familjes së madhe dhe të nderuar Sadriu, na ka prekur thellë të gjithëve. Besniku ishte një intelektual dhe një djalë i jashtëzakonshëm, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë.
Ikja e tij e parakohshme na ka pikëlluar pa masë. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Sadriu, me shpresën që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.