Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Taulant Metushi.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, përmes telegramit të ngushëllimit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Metushi, të afërmit, miqtë dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin të ndjerin.
“Largimi i hershëm nga jeta i të riut Taulant Metushi është një humbje e rëndë për familjen, miqtë dhe gjithë qytetarët tanë. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në mesin e atyre që e njohën dhe e vlerësuan si një të ri të mirë, punëtor, të dashur dhe plot jetë. Në këto çaste të vështira, ndajmë dhimbjen me familjen Metushi dhe lutemi që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Qoftë i përhershëm kujtimi për Taulantin”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.