Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të përkushtuar dhe veprimtarit të arsimit, Selatin Halimi, i cili me urtësi dhe dashuri për dijen la gjurmë të pashlyeshme te shumë breza nxënësish dhe kolegësh.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke vlerësuar lart kontributin dhe përkushtimin e të ndjerit në fushën e arsimit.
“Me ndarjen nga jeta të Selatin Halimit, arsimi humbi një mësues të përkushtuar dhe një njeri të urtë, i cili me punën dhe dashurinë për dijen kontribuoi në edukimin dhe formimin e shumë brezave. Vepra dhe përkushtimi i tij do të mbeten gjithmonë në kujtesën e nxënësve dhe kolegëve. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Halimi dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.