omuna e Shtimes, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), shpall thirrje publike për aplikim në kuadër të projektit “Banimi Social Adekuat”.
Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë familjet e cenueshme, ato që përfitojnë ndihmë sociale dhe që jetojnë në kushte të rënda ekonomike përmes renovimit apo rindërtimit të shtëpive të tyre private.
Afati për aplikim:
Nga 07 gusht 2025 deri më 18 gusht 2025
Vendndorëzimi i dokumentacionit:
Në objektin e Komunës së Shtimes, Sektori për shërbim me qytetarë (kati përdhes), nga ora 09:00 -15:00, çdo ditë pune.
Formulari i aplikimit mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:
https://shtime.rks-gov.net/konkurset-njoftimet/…
Për më shumë informata apo ndihmë gjatë procesit të aplikimit, qytetarët mund të drejtohen pranë Zyrës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.