Shtime, 7 prill 2022 – Sot, kryetari i Komunës, Qemajl Aliu dhe ministri i Ministrisë për Zhvillim Rajonal, z.Fikrim Damka, nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi, mes Komunës së Shtimes dhe Ministrisë për Zhvillim Rajonal. Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe drejtori për Zhvillim Ekonomik në komunën e Shtimes, Kastriot Shabani, i cili ishte i angazhuar dhe involvuar në realizimin e këtij projekti.
Qëllimi i kësaj marrëveshje, është ndërtimi i një tregu modern në Shtime, i cili do ta financohet nga MZHR, ku vlera totale e këtij projekti është 340.000.00€ dhe do fillojë të ndërtohet së shpejti. Projektimi i paraparë për këtë treg, plotëson gjitha kushtet për tregtimin e kulturave bujqësore për bujqit, të cilët do të kenë një vend të sigurtë dhe dinjitoz për plasimin dhe shitjen e produkteve të tyre.
Investimet në sektorin e bujqësisë që ka shumë potencial zhvillimor, paraqesin një hap të rëndësishem në fushën e zhvillimit ekonomik lokal.