Shtime, 10 tetor 2025- Me intensitet të shtuar po vazhdojnë punimet për shtrimin e trotuareve në fshatrat Zborc, Muzeqinë, Rashincë, Vojnoc, si dhe në Lagjen e Pajtimit. Ky është një investim i rëndësishëm i Komunës së Shtimes, që ka për synim rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, duke krijuar hapësira më të sigurta për këmbësorët.