Shtime, 01.04.2025 – Është mbajtur sot mbledhja e tretë e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesi i komitetit, Bajram Ilazi.
Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët diskutuan mbi disa pika të rëndësishme të rendit të ditës, të cilat ishin:
1. Shqyrtimi i Ekstrakt Procesverbalit nga mbledhja e KPK-së më 21.02.2025,
2. Rishikimi i Rregullores Komunale për Taksa, Tarifa dhe Gjiba për vitin 2025 Npi-01/23 datë:27.01.2025, sipas rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Nr.05-1376 dt.25.02.2025,
3.Pasqyrat financiare për vitin 2024,
4.Propozim për ndarjen e të hyrave të bartura nga viti 2024 për vitin 2025,
5. Shqyrtimi i Rekomandimeve Npi-01/60 datë:13.03.2025 të Komisionit për emërimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Shtimes,
6. Shqyrtimi i rekomandimeve Npi-01/109 datë:26.03.2025 të komisionit për ndarjen e çmimit “Nderi i Qytetit” të Komunës së Shtimes,
7. Diskutim mbi plotësimin e komitetit për komunitete pas dorëheqjeve dhe hapat e mëtejshëm për zëvendësimin e anëtarëve,
8. Të ndryshme
Për disa nga pikat e rendit të ditës, drejtori i Drejtorisë së Financave, Besik Ahmeti, dha sqarime dhe informata të detajuara, ndërsa anëtarët e komitetit diskutuan dhe propozuan rekomandime për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Shtimes, e cila do të mbahet më 03.04.2025, duke filluar nga ora 10:00.
Ndër rekomandimet e këtij komiteti ishte edhe ai për pikën 5, ku u propozua emërtimi i një rruge me emrin e mësimdhënësit të dalluar Shefki Osmani. Sa i takon pikës 6, detaje mbi këtë çështje dha asambleistja dhe anëtarja e komitetit, Rrezartë Ramadani. Po ashtu, asambleisti Besnik Seferi parashtroi një sërë rekomandimesh për pikat e rendit të ditës por edhe lidhur me plotësimin e komitetit me anëtarë të rinj sa më shpejt, për të cilët kryesuesi i këtij komiteti edhe i propozoi dy emra te rinj.