Shtime, 28 nëntor 2025- Në vazhdën e manifestimeve për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, sot në Shtëpinë e Kulturës në Shtime u mbajt një aktivitet i organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës dega në Shtime, e cila ndau mirënjohje për disa veteranë të komunës sonë, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe sakrificën e tyre në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më pas, agjenda e aktiviteteve vazhdoi në Bibliotekën e Qytetit, ku u promovua libri për fëmijë “Kafshët 1, 2, 3”, i realizuar nga nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit dhe Qendrën “Alfa Omega”.
Ky projekt synon të nxisë kreativitetin, njohurinë dhe dashurinë për librin tek gjeneratat e reja, duke i inkurajuar fëmijët të jenë pjesë aktive, krijuese dhe edukative.