Shtime, 9 mars 2026- Drejtoria e Shërbimeve Publike në Shtime, po vazhdon pa ndërprerje pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në gjithë territorin e komunës.
Ekipet e angazhuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve, trotuareve, hapësirave të gjelbra, parqeve si dhe largimin e mbeturinave nëpër zona të ndryshme të komunës. Këto punë po realizohen në mënyrë të vazhdueshme, sipas planit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, me qëllim që hapësirat publike të mbeten të pastra për qytetarët.
Nga kjo drejtori gjithashtu bëhet thirrje që qytetarët të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë duke mos hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme dhe duke u kujdesur për ambientin përreth.