Shtime, 26. 3. 2020 – Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Labinot Beqa ka vizituar pikën e grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave me ndihmën e Zyrës Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Shtimes si dhe Njësinë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Qendrën e Zjarrfikësve, ku u njoftua për së afërmi me ecurinë e vazhdueshme të shpërndarjes së pakove ushqimore e higjienike për qytetarët më në nevojë, i cili sot ka vazhduar me shpërndaren e pakove të cilat janë donacione nga kompanitë Devolli Corporation, Devolli Group dhe Elkos Group. Kryetari Ismajli ka përshëndetur këtë solidaritet të kompanive i cili është për tu vlerësuar në këtë kohë.