Shtime, 30 maj 2025- Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Salihu-Qeriqi, drejtori i QPS-së, Adem Ramadani dhe zyrtarja Lumnije Aliu, kanë realizuar një vizitë te familjarët e dëshmorëve dhe veteranët e luftës, të cilët aktualisht po qëndrojnë në bregdetin shqiptar për rehabilitim dhe pushim shëndetësor.
Drejtoresha Salihu-Qeriqi tha se, kjo vizitë është dëshmi e përkushtimit të institucioneve për të qenë pranë familjarëve që kanë dhënë më së shumti për vendin, duke ofruar mbështetje morale dhe kujdes të vazhdueshëm për mirëqenien e tyre.
“Respekti dhe kujdesi për familjet e dëshmorëve dhe veteranët nuk duhet të jetë vetëm përvjetor, por pjesë e përditshmërisë sonë institucionale dhe njerëzore”, tha drejtoresha Salihu-Qeriqi gjatë vizitës.
Ndërkohë, bëhet e ditur se pjesa tjetër e familjarëve të dëshmorëve dhe veteranëve, në ditët në vijim do të shkojnë për rehabilitim në Banjën e Kllokotit, si pjesë e programit të vazhdueshëm për përkrahje dhe mirëqenie sociale nga Komuna e Shtimes.