Adnan Ademi ka lindur më 20 tetor 1984 në Petrovë. Arsimin fillor e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime. Studimet universitare i ka ndjekur në drejtimin Menaxhment në Prishtinë, ndërsa studimet pasuniversitare në Menaxhment i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Juglindore.
Ka mbi dhjetë vjet përvojë profesionale në pozita menaxheriale, përfshirë angazhimin si konsulent i kompanive jashtë vendit në Zvicër dhe Belgjik, si dhe përvojë në fushën e arsimit si mësimdhënës në gjimnaz. Në kuadër të angazhimit të tij publik dhe politik, nga viti 2018 deri më 2022 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Qendrës në Shtime, ndërsa aktualisht mban pozitën e nënkryetarit të Levizjes Vetvendosje, po ashtu, për katër vite ka qenë Kryesues i Kuvendit Komunal në Shtime.
Ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, si dhe bartës i listës në zgjedhjet lokale. Angazhimi i tij është i orientuar drejt mbështetjes së nismave për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, veçanërisht në sektorin privat, si dhe drejt zbatimit të politikave që synojnë rritjen e cilësisë së punëve infrastrukturore. Ai mbetet i përkushtuar ndaj interesit të qytetarëve dhe zhvillimit të përgjithshëm të Komunës.
Në zgjedhjet e fundit, te vitit 2025 ishte bartës i listës për herën e dytë në garën për Asamblenë Komunale, ndërsa që nga janari i vitit 2026, është emëruar Nënkryetar i Komunës së Shtimes
Adnan Ademi është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.