Shtime, 27 gusht 2026- Një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira të jetesës për familjet në nevojë u shënua sot në Komunën e Shtimes, me vizitën e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila u prit nga Kryetari i Komunës, dr. Qemajl Aliu.
Gjatë kësaj vizite u nënshkrua dokumenti që i hap rrugë realizimit të projektit për banim adekuat, përmes të cilit do të mbështeten familje të Komunës së Shtimes.
Pas përfundimit të thirrjes publike, janë përzgjedhur 9 familje përfituese, prej të cilave 8 do të përfitojnë renovimin e shtëpive, ndërsa 1 familje do të përfitojë rindërtimin e shtëpisë.
“Shumë shpejt pritet të fillojë implementimi i këtij projekti, i cili do t’u mundësojë familjeve në nevojë kushte më të mira dhe më të dinjitetshme jetese. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tanë.
Falënderoj Ministren Fitore Pacolli dhe Qeverinë Kurti për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Komunës së Shtimes. Së bashku, po i kthejmë projektet në realitet”, tha kryatari dr. Qemajl Aliu.
Vlera totale e projektit është 255,000 euro.